Para mbylljes së votimeve, Trump: Fitorja është e lehtë, humbja kurrë
BKT
Lajme

Para mbylljes së votimeve, Trump: Fitorja është e lehtë, humbja kurrë

Teksa votimet për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke vazhduar, kandidati dhe presidenti aktual, Donald Trump ka thënë para gazetarëve se humbja “kurrë nuk është e lehtë” për të.

Në anën tjetër ai theksoi se ekziston “një unitet i paparë” gjatë tubimeve të republikanëve në Arlington dhe Virxhinia.

Kujtojmë se Trump pak më parë vizitoi selinë  e partisë së tij në Virxhinia

Ai këto komente i bëri para përkrahësve të tij dhe gazetarëve që ishin të shumtë në numër.

“Fitorja është gjithmonë e lehtë, humbja asnjëherë të paktën jo për mua”, ka shtuar Trump i cili i është futur garës për një mandat tjetër për president të SHBA-ve.

“Unë mendoj se do të kemi një natë të shkëlqyeshme, por është politikë dhe janë zgjedhje dhe kurrë nuk dihet”, tha Trump.


MË SHUME NGA Lajme