07:15 / 04.11.2020
Rezultatet e para jozyrtare: Garë e ngushtë mes Trump dhe Biden
Në Shtetet e Bashkuara janë duke u numëruar votat nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Në garë për të parin e Shtëpisë së Bardhë janë presidenti aktual, Donald Trump, i cili vjen nga Partia Republikane, dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, nga Partia Demokratike.
Rezultatet e deritashme e nxjerrin Bidenin në epërsi me 161 vota elektorale, kundrejt Trumpit, i cili ka 103 vota elektorale.
Për t’u shpallur fitues, njëri nga kandidatët duhet të sigurojë së paku 270 vota elektorale.
Kolegji Zgjedhor ka në total 538 vota të tilla.























