Ngushtohet diferenca, Biden 220 vota – Trump 213
Trump ka fituar së fundmi dy shtete të cila kanë një numër të lartë të votave elektorale. Fitorja në Florida dhe Teksas ka bërë që presidenti i cili kandidon për një mandat të dytë të ngushtojë diferencën.
(E plotësuar) Teksasi ka 38 vota elektora, ndërsa Florida ka 29 vota elektorale. Trump aktualisht ka 213 vota elektorale.
Ndërkohë kandidati demokrat, Joe Biden së fundmi fitoi në Ishullin Rhode, i cili ka 4 vota elektorale. Aktualisht në total, Joe Biden ka 220 vota elektorale.
Numërimi vazhdon në Arizona, Michigan dhe disa shtetet të tjera që pritet të jenë kyç në përcaktimin e rezultatit. Të dy kandidatët në reagimet e tyre të para që bënë pas votimit u shprehën optimistë për rezultatin.
Ngushtohet diferenca, Biden 220 vota – Trump 210
Trump ka fituar së fundmi dy shtete të cila kanë një numër të lartë të votave elektorale. Fitorja në Florida dhe Teksas ka bërë që presidenti i cili kandidon për një mandat të dytë të ngushtojë diferencën.
Teksasi ka 38 vota elektora, ndërsa Florida ka 29 vota elektorale. Trump aktualisht ka 210 vota elektorale.
Ndërkohë kandidati demokrat, Joe Biden së fundmi fitoi në Ishullin Rhode, i cili ka 4 vota elektorale. Aktualisht në total, Joe Biden ka 220 vota elektorale, transmeton TCH.
Numërimi vazhdon në Arizona, Michigan dhe disa shtetet të tjera që pritet të jenë kyç në përcaktimin e rezultatit. Të dy kandidatët në reagimet e tyre të para që bënë pas votimit u shprehën optimistë për rezultatin.
Biden 215 vota elektorale, Trump 165
Vazhdon numërimi i votave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku deri tani kryeson kandidati demokrat, Joe Biden.
Joe Biden ka fituar në Minnesota, shtet i cili ka 10 vota elektorale, ndërsa presidenti Donald Trump shënoi një fitore të rëndësishme në Florida. Florida ka 29 vota elektorale, transmeton TCH.
Aktualisht Biden kryeson me 215 vota elektorale, ndërsa Trump ka 165 vota elektorale. Ndërkohë po numërohen vota në shtete deçizive të cilët do të përcaktojnë fituesin.























