Shala: Jakup Krasniqi është figurë emblematike e UÇK-së
BKT
Lajme

Shala: Jakup Krasniqi është figurë emblematike e UÇK-së

Ish ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar rreth bastisjes së shtëpisë së ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Shala ka thënë se ky trend i bastisjeve arrogante nga ana e EULEX -it dëshmon qëllimin për të krijuar spektakël.

“Ky trend i bastisjeve arrogante nga ana e EULEX/Gjykatës Speciale, po dëshmon që qëllimi i  tyre është të krijojë spektakle, shumë zhurmë dhe hi, pa asnjë nevojë për masa të tilla, qoftë procedurale, apo sigurie, përderisa luftëtarët e UÇK-së nuk i kanë ikur drejtësisë”.

Ai thotë se Krasniqi është figurë emblematike e UÇK-së.

“Jakup Krasniqi është figurë emblematike e UÇK-së, shembull i luftëtarit të drejtë, intelektualit dhe njeriut të pathyeshëm përballë sfidave atdhetare e jetësore!”

“Si bashkëluftëtar, si nxënës i juaj dikur, si mik, nuk kam asnjë dilemë që do ta kalosh edhe këtë sfidë, me krenarinë e pastërtinë prej çlirimtari e atdhetari, ashtu siç veprove edhe në atë epokë të lavdishme të kombit tonë”, përfundon shkrimin Shala në llogarinë e tij në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme