Drita ‘kërcënon’ Ballkanin, ja si duket tabela e Superligës
BKT
Sport

Drita ‘kërcënon’ Ballkanin, ja si duket tabela e Superligës

Renditja tabelore në Superligë ka pësuar ndryshime pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot.

Drita me fitoren në udhëtim tek Trepça ’89, tashmë ka 22 pikë, vetëm tri me pak së lideri i tabelës, Ballkani, kjo e fundit nesër luan sfidën e radhës Feronikelin, raporton topi.com.

Ndërkaq, Trepça ’89 renditet e pesta me 14 pikë, kurse, Drenica që sot barazoi në udhëtim tek Besa, zë vendin e katërt me 15 pikë, derisa Arbëria pas humbjes nga Prishtina mbetet në vendin tetë me 11 pikë të tubuara.