Sadiku: Situata alarmante, të mobilizohemi në luftën kundër Covid-19
BKT
Lajme

Sadiku: Situata alarmante, të mobilizohemi në luftën kundër Covid-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 546  raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,626 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar nëntë viktima.  E këto shifra kanë alarmuar edhe profesionistët shëndetësor në Kosovë. Infektologu, Izet Sadiku  po paralajëmron për seriozitetin e gjithë kësaj situate.  “Rritja e numrit të rasteve  me COVID19 po e bënë situatën alarmante edhe në Kosovë, prandaj është koha që të mobilizohemi të gjithë për përballje me COVID19”, ka shkruar Sadiku.

E sipas të dhënave të IKSHPK’së  të martën janë regjistruar edhe 107 aste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 5,002.

Numri total i rasteve pozitive është 21.545 raste nga 100.395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 714 raste të vdekjes.


MË SHUME NGA Lajme