Trajneri i Dritës flet pas fitores kundër Trepçës ‘89
BKT
Sport

Trajneri i Dritës flet pas fitores kundër Trepçës ‘89

Drita ka arritur të fitojë edhe në “Riza Lushta”, 0-1 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes në mes tyre dhe Trepçës ’89.

Xhevdet Shabani me një gol mjeshtëror nga goditja e dënimit në minutën e 15-të të ndeshjes e vendosi këtë sfidë dhe i dha “bardhekaltërve” tre pikët e radhës, të cilat e afrojnë akoma më shumë me liderin Ballkani.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

Sipas Nuhiut skuadra do të përpiqet që ta bëjë përsëri suksesin e vitit të kaluar.

“Do mundohemi ta përsërisim atë që e bëmë vitin e kaluar. Mirëpo nuk do të jetë e lehtë aspak. Momentin që ekipi del tek maksimumi unë kam besim, pasi që kemi një skuadër shumë cilësore”, tha  Nuhiu për ‘Art Sport’, transmeton Olle.

Drita me këtë fitore mbetet në vendin e dytë me 22 pikë të mbledhura, kurse Trepça ’89 tashmë bie në vendin e gjashtë me 14 pikë të grumbulluara.