16:38 / 04.11.2020
Neuer dhe Kimmich si Ronaldo
Cristiano Ronaldo e kishte vendosur rekordin që në shkurt të vitit 2015, kur ishte pjesë e Real Madridit.
14 fitore radhazi në Ligën e Kampionëve, si askush tjetër në historinë e këtij kompeticioni të madh për klubet në Evropë.
Tani sulmuesi portugez, i cili është pjesë e Juventusit, duhet ta ndajë këtë rekord me dy kampionët e Evropës të sezonit të shkuar.
Manuel Neuer dhe Joshua Kimmich, të cilët regjistruan fitoren e 14-t radhazi në garën më të fortë.
Më 25 nëntor, në përballjen e radhës, ata mund të jenë rekordmenët e rinj dhe të mos e ndajnë këtë arritje me Ronaldon.























