18:00 / 04.11.2020
Mesi, Maradonës: E gjithë forca e botës është me ty
Lionel Mesi i uron shëndet të mirë ikonës së futbollit Diego Armando Maradona, i cili kaloi em sukses operacionin në tru pas komplikimeve seriozie që iu shkaktuan ditët e fundit.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, kapiteni i Barcelonës publikoi një foto të kohës kur Diego stërviste Argjentinën dhe Mesin. “Pleshti” i uron shërim të shpejtë ish-kampionit të botës me Argjentinën në vitin 1986, transmeton Panorama.
“Diego, e gjithë forca e botës është me ty. Unë dhe familja ime dëshirojmë të të shohim sa më shpejt të jetë e mundur. Të përqafoj fort!”, shkruan Mesi.
























