Nikaj:Është gati e sigurt që Biden do të jetë president i SHBA’së
BKT
Lajme

Nikaj:Është gati e sigurt që Biden do të jetë president i SHBA’së

Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, ka thënë në T7 se kandidati demokrat për president të SHBA’së, Joe Biden, po shkon drejt fitores në garën presidenciale

“Është gati e sigurt që Biden do të jetë president i SHBA’së”, ka thënë ai. 

“U pa edhe në sondazhet e  mëhershme, edhe pse rezultati doli të jetë më i ngushtë. Kjo për shkak se margjina e gabimit në sondazhe është deri në 10%”, shtoi ai. 

Biden po prin në garën për president të SHBA’së ku është në garë me presidentin aktual Donald Trump.


MË SHUME NGA Lajme