Klinaku: Veprimet e Speciales të paligjshme dhe kundërkushtetuese
BKT
Lajme

Klinaku: Veprimet e Speciales të paligjshme dhe kundërkushtetuese

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UCK, Faton Klinaku ka thënë se nuk kanë pasur asnjë informacion lidhur me bastisjet e sotme dhe arrestimet e mundshme të ish-udhëheqësve të UCK-së.

Në Debat Plus të Dukagjinit, Klinaku ka thënë se këto aktakuza i kanë pasur edhe në zyrat e tyre të cilat edhe i kanë publikuar në media.

“Informacione se kur do të arrestohen apo se kur do të ftohen nuk i kemi pasur, por aktakuzat që iu kanë rrjedh atyre i kemi pasur në zyre dhe ju e dini që i kemi publikuar para mediave dhe ty kanë qenë edhe këto dyja të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, tha ai. 

Klinaku vazhdon të deklarojë se veprimet e Speciales pas 3 gushtit janë kundërkushtetuese dhe të paligjshme pasi konsideron se në këtë datë i ka skaduar mandati. 

“Këto veprime të Prokurorisë Special dhe të EULEX-it i konsiderojmë të kundërligjshme sepse mandate i kësaj gjykate I ka skaduar me 3 gusht dhe veprimet që I bën pas kësaj date janë të kundërligjore dhe kundërkushtetuese. Për këtë çështje iu kemi bërë kërkesa institucioneve shtetërore që këtë gjykatë ta dërgojmë në Kushtetuese”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme