Berisha: E papranueshme sjellja e tillë ndaj Jakup Krasniqit
BKT
Lajme

Berisha: E papranueshme sjellja e tillë ndaj Jakup Krasniqit

Njëri nga drejtuesit e luftës së UÇK-së në Betejën e Koshare, Hisen Berisha në emisionin “Debat” të RTK-së e ka kundërshtuar atë që e ka quajtur spektakël të EULEX-it me arrestimin e Jakup Krasniqit.

“Jakup Krasniqi ka qenë kryetar i Kuvendit, pjesëmarrës në Rambuje, ka shkruar libra, etj etj dhe ai asnjëherë nuk do të paraqiste rrezik. Prandaj është spektakël ajo që ndodhi sot me zotin Krasniqi”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, Gjykata Speciale po vepron në emër të popullit të Kosovës pasi që ky zë i është dhënë nga Kuvendi i Kosovës.

“Mirëpo, trajtimi jo dinjitoz dhe tendeca për t’i paraqitur të rrezikshëm udhëheqësit e UÇK-së, është e papranueshme”, ka thënë Berisha.

Ai tutje ka thënë se edhe kur Kosova nuk ka qenë shtet, të gjithë ata që janë akuzuar nga Tribunali i Hagës nuk i kanë ikur drejtësisë.

“Ashtu siç e udhëheqen luftën, ata po me aq dinjitet u përballën edhe me drejtësinë dhe do të përballën”. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme