11:25 / 05.11.2020
Liverpool, City, PSG e Real Madrid në garë për Alaban
David Alaba mund të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit.
Reprezentuesi austriak që ka kontratë me Bayernin deri në fund të sezonit, po kërkohet nga disa skuadra.
AS raporton se Liverpool, Manchester City, Juventus, PSG dhe Real Madrid janë të gatshëm të finalizojnë transferimin e Alaba.
Për të mbyllur më shpejtë marrëveshjen, këto klube mund ta bindin Bayernin duke nisur ndonjë ofertë në afatin kalimtar të janarit, transmeton lajmi.
Thuhet se Bayern Munich janë të gatshëm të pranojnë një ofertë prej 30 milionë euro për Alaban.























