Ali Ahmeti: Edhe një jetë po ta kishim, luftën do ta bënim përsëri
BKT
Lajme

Ali Ahmeti: Edhe një jetë po ta kishim, luftën do ta bënim përsëri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave për ish-krerët e UÇK-së, presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe shefin e grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave për ish-krerët e UÇK-së, presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe shefin e grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.

Ahmeti ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë e kombit shqiptar për liri dhe vetëvendosje por edhe për drejtësi dhe sundim të drejtësisë.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë e kombit shqiptar për liri dhe vetëvendosje, por edhe për drejtësi dhe sundim të së drejtës, shoqëri demokratike dhe kohezive, të orientuar drejt vlerave euro-amerikane. Jam i bindur që shokët e mi, bashkëluftëtarët e mi, do ta dëshmojnë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do të kthehen ngadhënjimtarë duke respektuar plotësisht sundimin e ligjit dhe drejtësinë vendore e ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën për media të kreut të BDI-së.

“Unë e di se si unë, ashtu edhe shokët e mi, po ta kishim edhe një jetë, edhe një mundësi, edhe një kushtrim për të luftuar për liri dhe barazi, ne do ta bënim përsëri sepse besuam dhe besojmë në të drejtën e kombit tonë. Të gjitha të arriturat tona në këto dekada i kemi realizuar bashkarisht me miqtë tanë ndërkombëtar dhe bashkarisht, duke respektuar vlerat e përqafuara nga të gjithë ne, edhe do ta përfundojmë rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë, drejtësisë dhe integrimit. Sundimi i ligjit dhe drejtësia e mirëfilltë joselektive janë synime të të gjithë neve andaj dhe përgëzoj krerët e Kosovës që iu përgjigjën thirrjes së drejtësise në mënyrën më dinjitoze dhe ju uroj kthim sa më të shpejtë në detyrat e tyre që i presin”, thuhet tutje në deklaratë.


MË SHUME NGA Lajme