15:04 / 05.11.2020
Zhvillimet e fundit kanë lëkundur themelet e stabilitetit institucional
Komuniteti i biznesit në Kosovës ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave për krerët institucional dhe të luftës për liri, duke thënë se lufta e drejtë për liri dhe pavarësi, nuk mund të gjykohet e as të zhvlerësohet në asnjë gjykatë.
Në një komunikatë për media të Odës Ekonomike të Kosovës thuhet se zhvillimet e fundit në vend kanë lëkundur themelet e stabilitetit institucional andaj i bëhet thirrje spektrit politik dhe të gjithë akterëve në vend të veprojnë me unitet, për të garantuar proceset politike dhe ekonomike të cilat janë vendimtare për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
“Komuniteti i biznesit është i gatshëm për të dhënë kontributin e vet, në këto zhvillime sfiduese për vendin”, përfundon reagimi.























