15:06 / 05.11.2020
Shala: Kokëlartë e faqebardhë, si dje dhe sot, bashkëluftëtarët e mi!
Ish- ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar pas konfirmimit të fundit të akuzave ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Shala, përmes një postim në rrjetin social Facebook, fton bashkëluftëtarët e tij që të jenë kokëlartë e faqebardhë e të bashkuar dhe të mbrojnë të vërtetën historike, emrin e lirisë, të shtrenjtën dhe të shenjtën UÇK.
Ja postimi i plotë i Shalës:
Fati ju takoi për t’i vu themelet e çlirimit dhe pavarësisë. Sot, ju jeni bashkë për të mbrojtur të vërtetën historike, emrin e lirisë, të shtrenjtën dhe të shenjtën UÇK.
Kokëlartë e faqebardhë, si dje dhe sot, bashkëluftëtarët e mijë!
























