Pasi të arrijë në Hagë, Veseli do të flasë me avokatët e tij
Avokatët e Kadri Veselit kanë njoftuar se ata janë informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara
Avokatët e Kadri Veselit kanë njoftuar se ata janë informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara që pasi Veseli të ketë arritur në Hagë dhe të jetë proceduar, Veseli, do të ketë një mundësi për të folur me përfaqësuesit e tij ligjorë, Ben Emmerson QC, i cili mbështetet në Kosovë nga avokati Kujtim Kërveshi.
“Tani sa procedurat ligjore janë duke u zhvilluar, nuk do të ketë deklarata të mëtejshme nga kjo zyrë. Siç tha z. Veseli në deklaratën e tij këtë mëngjes, tani ai është një qytetar privat dhe kërkon që ky status të respektohet. Në këto rrethana, ne nuk jemi në gjendje për t'iu përgjigjur pyetjeve të mëtejshme (rreth gjendjes së tij) nga mediat në këtë kohë”, thuhet në njoftimin e avokatëve të tij.























