Ben Emmerson do të jetë avokati i Kadri Veselit
BKT
Lajme

Ben Emmerson do të jetë avokati i Kadri Veselit

Ben Emmerson, i cili mbështetet në Kosovë nga avokati Kujtim Kërveshi do të jenë përfaqësuesit ligjorë të ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi i cili ka thënë se kështu janë informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara.

Bytyçi gjithashtu është shprehur se Veseli është qytetar privat dhe ka kërkuar që ky status të respektohet.

” Në këto rrethana, ne nuk jemi në gjendje për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëtejshme (rreth gjendjes së tij) nga mediat në këtë kohë.”, tha Bytyçi.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Njoftim nga avokatët e z. Kadri Veseli!
(Verzioni në gjuhën angleze është verzioni zyrtar)
Ne, jemi informuar nga Zyra e Prokurorit
të Dhomave të Specializuara që pasi ai (z. Veseli) të ketë arritur në Hagë dhe të jetë proceduar, Z. Veseli, do të ketë një mundësi për të folur me përfaqësuesit e tij ligjorë, Ben Emmerson QC, i cili mbështetet në Kosovë nga avokati Kujtim Kërveshi.
Tani sa procedurat ligjore janë duke u zhvilluar, nuk do të ketë deklarata të mëtejshme nga kjo zyrë. Siç tha z. Veseli në deklaratën e tij këtë mëngjes, tani ai është një qytetar privat dhe kërkon që ky status të respektohet. Në këto rrethana, ne nuk jemi në gjendje për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëtejshme (rreth gjendjes së tij) nga mediat në këtë kohë.


MË SHUME NGA Lajme