19:09 / 05.11.2020
Laura Fazliu është nënkampione e Evropës U21 në xhudo
Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka shkuar deri në finale të Kampionatit Evropian U-21, që po mbahet në Poreq të Kroacisë. Aty u mposht nga çekja Renata Zachova.
Laura shënoi tri fitore.
Laura në gjysmëfinale mposhti serben, Anja Obradoviq, kategoria deri në 63 kilogramë.
Paraprakisht kishe mposhtur edhe Sudaha Aghanjeva të Azerbajxhanit dhe Rania Drid të Francës.























