19:18 / 05.11.2020
Lahi Brahimaj: Thaçi e Veseli do të dalin triumfues nga Specialja
Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, thotë ka reaguar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte, është dhe do të mbetet krenaria më e madhe për ne. Andaj ne si qytetarë duhet të jemi afër dhe në mbështetje të çdo luftëtari të UÇK-së. Jam thellësisht i bindur që Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do të dalin triumfues nga kjo gjykatë dhe luftë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ia.

Thaçi, Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi tashmë kanë arritur në Hagë, në selinë e Gjykatës Speciale.























