Albin Kurti asnjë reagim për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit
BKT
Lajme

Albin Kurti asnjë reagim për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit

​​​​​​​Sot Gjykata Speciale u bë e ditur se konfirmoi aktakuzën e ngritur ndaj tashmë ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, por dhe të tjerë figurave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga të gjithë liderët e taboreve politike kosovare, u panë reagime në lartësimin dhe mbrojtjen e vlerave të luftës së pjesëtarëve të UÇK-së.

Megjithatë një gjë të tillë nuk e bëri kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk pati asnjë reagim lidhur me shkuarjen e Hashim Thaçit e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale.

Ka qenë vetëm Lëvizja Vetëvendosje që ka reaguar, por reagimi më shumë kishte akuza, sesa solidarizim, sidomos ndaj ish presidentit Hashim Thaçi.

Mirëpo, Kurti dje kishte reaguar fuqishëm ndaj aktakuzës për Rexhep Selimin, shefin e grupit parlamentar të VV-së.

Por, kohë më parë, Albin Kurti, la të kuptojë sikur i ishte gëzuar aktakuzave të paraqitura nga Prokuroria e Specializuar.

Kurti madje e kishte goditur fort atëkohë Hashim Thaçin përmes një shkrimi duke i thënë se ai duhet të shkojë në Hagë në Gjykatën Speciale.


MË SHUME NGA Lajme