09:53 / 06.11.2020
Tahiri: Do t`u dalim në ndihmë të akuzuarve të Speciales
Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri ka thënë se si Qeveri do t’i marrin të gjitha masat që t’i dalin në ndihmë të akuzuarve të Speciales.
Tahiri në mbledhjen e Qeverisë ka shtuar se krejt kjo do të bëhet duke respektuar kornizat ligjore.
“Është një proces ligjor që shteti i Kosovës duhet ta trajtojë në mënyrën më serioze. Si Qeveri ne duhet t’i marrim të gjitha masat që t’i dalim zot në kornizën ligjore kolegëve tanë. Sa më të bashkuar që jemi besoj që do të jemi më të fortë”, ka theksuar Tahiri.























