Kuçi i kërkon Qeverisë që t`i kërkohet falje Jakup Krasniqit
BKT
Lajme

Kuçi i kërkon Qeverisë që t`i kërkohet falje Jakup Krasniqit

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i kërkojë falje Jakup Krasniqit për trajtim jo të dinjitetshëm, gjatë bastisjeve nga EULEX-i.

Madje ai ka kërkuar që këto raste të mos përsëriten.“Lufta e UÇK-së është vlera më e madhe e tërë historisë tonë kombëtare dhe ju është bërë një trajtim i pa dinjitetshëm i mekanizmave tanë shtetërorë, e këta udhëheqës asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë”, ka theksuar Kuçi. Ai më pas propozoj që Qeveria t’i kërkojë falje Jakup Krasniqit dhe familjes së tij për këtë trajtim, si dhe propozoi që MPB dhe MD të ketë një rol më aktiv që rastet e tilla të mos ndodhin.


MË SHUME NGA Lajme