12:20 / 06.11.2020
Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Fillimisht ajo ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, prej nga ka kërkuar unitet politik në vend, transmeton E.O.
Ajo ka marrë gjatë se enjtes këtë pozitë pas dorëheqjes së Hashim Thaçi, pasi këtij të fundit i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.























