Guardiola shprehet: Këtë verë do të vij në Itali
Pep Guardiola është një nga trajnerët më të dëshiruar në të gjithë Europën, mirëpo për momentin është i impenjuar në aventurën e tij me Mançester Sitin. Duke qenë se ai ka trajnuar në Spanjë, Gjermani dhe tani në Angli, mendohet se eksperienca e radhës do të jetë Italia.
Në Serinë A, Juventusi e ka tentuar para dy viteve, por nuk ndodhi asgjë dhe torinezët më pas zgjodhën Sarrin. Por, në të ardhmen nuk i dihet, transmeton "VipSport".
Vetë Guardiola ka provokuar fantazinë teksa gjatë një bisedimi live në rrjetet sociale për fushatën “#nevergiveup”, me Ilaria D’Amiko, Xhanluka Viali dhe të tjerë miq, u shpreh se në verën e ardshme do të vijë në Itali.
Megjithatë, shpjegoi më pas arsyen. “A do të vij në Itali? Po, në verë do të jem aty. E di që nëse them kështu, më pas do të ndodhë ndonjë kaos. Kështu, që do të vij për të luajtur golf me Vialin”, u shpreh Guardiola.























