Musliu, Osmanit: Për Thaçin mund të gëzohesh si Vjosë, jo si kryekuvendare
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu i ka thënë se Vjosa Osmanit se për Thaçin mund të gëzohesh si Vjosë por jo si kryetare e Kuvendit.
“Si Vjosë ke mundur edhe të kërcesh nga gëzimi por jo edhe si Kryetare e Kuvendit. Kjo nuk të lejohet dhe kjo nuk të falet. Ti moj zonjë hallin e vetëm e ke të futesh në zyrën e Presidentit”, ka shkruar Musliu
Musliu tutje është shprehur se një person si Osmani nuk i duhet asgjë as Kuvendit dhe as Presidencës.
“Si Vjosë ke mundur edhe të kërcesh nga gëzimi por jo edhe si Kryetare e Kuvendit. Kjo nuk të lejohet dhe kjo nuk të falet. Ti moj zonjë hallin e vetëm e ke të futesh në zyrën e Presidentit. Është normale të kesh ambicie deri dikund, por të verbohesh nga ambicja për të qenë e para është një deformim patologjik dhe një person si ti nuk i duhet asgjë as Kuvendit dhe as Presidencës”, ka shkruar ajo.
Postimi plotë:
SI VJOSË MUND EDHE TË KERCESH NGA GËZIMI!
Si Vjosë ke mundur edhe të kërcesh nga gëzimi por jo edhe si Kryetare e Kuvendit. Kjo nuk të lejohet dhe kjo nuk të falet.
Ti moj zonjë hallin e vetëm e ke të futesh në zyrën e Presidentit. Është normale të kesh ambicie deri dikund, por të verbohesh nga ambicja për të qenë e para është një deformim patologjik dhe një person si ti nuk i duhet asgjë as Kuvendit dhe as Presidencës.Dhe ja ku po ta them, e para nuk bëhësh me zor. E para nuk bëhësh duke u viktimizuar as duke keqpërdorur pozitat që mund të kesh. E para bëhësh kur ke kualitetin e duhur për të udhëhequr.E këto aftësi e nderuar i fiton kur para interesit tënd personal e ven interesin e popullit tënd, interesin e shtetit tënd. Atëherë kur inatet personale nuk i përfshinë në agjendën tënde të punës.Zonja Osmani, shteti nuk e ka hallin e akomodimit tënd në një karrige pushteti. Shteti e nderuar duhet të jet në gjendje të menaxhoj situatat si kjo qe kemi, duhet të jet i përgatitur për çdo situate të mundshme.Sot më shumë se lakmi na duhet maturi, sot më shumë se lakmi për pushtet na duhet unitet për SHTET.























