‘Skënderbej’: Specialja ngriti akuza të pabaza ndaj krerëve të UCK-së
Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. NY e priti me shqetësim të madh arrestimin e Presidentit të Kosovës dhe akuzat e pabaza ngritur nga gjykata speciale me seli në Hagë që i bëhen Hashim Thaçit dhe lufëtarëve të tjerë të Lirisë së Kosovës si Jakup Krasniqit, Kadri Veselit etj.
Shoqata Shqiptaro Amrikane “Skënderbej”Inc. do të qëndrojë gjithmonë përkrah luftëtarëve të UÇK-së,
Shoqata Shqiptaro Amrikane vlerëson se UÇK-ja mbrojti me armë në dorë Kosovën nga pushtimii bishës hitleriane serbe me udhëheqës Sllobodan Millosheviçin.
Kryesia e shoqatës dënon ashpër akuzat e pabaza të gjykatës special rreth udhëheqësve të UÇK-së të cilët i trajton sikur të ishin pushtues dhe jo viktima të terrorit dhe të kriminelëve serb.
Këto akuza të shpifura janë udhëhequr nga Dik Marty raportues i Këshillit të Europës i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i serbëve dhe rusëve si dhe me dëshmitartë sajuar që e bëjnë dhe më qesharake dhe të papranueshme në opinionin botëror arrestimin e udhëheqësvetë UÇK-së.
Ne do të jemi gjithmonë krenar me Luftën Çlirimtare të UÇK-së, së udhëhequr nga bij nënash që dhanë jetën për Kosovën dhe Pavarësinë e saj.
Shoqata Shqiptaro Amerikane“Skënderbej” Inc. u bën thirrje gjithë shoqatave të Diasporës që të bashkohen në një deklaratë të përbashkët dhe të çojne notë proteste në gjykatën e Hagës për veprimet arbitrare dhe arrestimet që i ka bërë gjykata special UÇK-së duke ngjallur panik dhe frikë në familjet e tyre dhe në popull. Lobi shqiptar në Amerikë duhet të punojë fort për të sensibilizuar Kongresin Amerikan dhe per të mbajtur séance dëgjimi në lidhje me krimet serbe në Kosovë.
UÇK-ja ishte një domosdoshmëri e kohës që e kërkoi populli dhe Kosova për të luftuar dhe për të mbrojtur tokën e tyre si autoktone që kur kalindur njerëzimi.
Rroftë KOSOVA DHE UÇK-ja
LAVDI KOMBIT SHQIPTAR
Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”Inc.
Kryetar, Mark Qehaja
6 Nëntor, 2020
NewYork























