22:06 / 06.11.2020
Olivier Giroud rikthehet përsëri në “radarët” e Interit
Duke parë problemet e shumta në sulm nga Interi, si nga ana e shënimit të golave por edhe nga dëmtimet, Antonio Konte hedh sytë tek i preferuari i tij për sulmin, Olivier Giroud.
Sulmuesi francez 34-vjeçar ka prishur çdo marrëdhënie me teknikun anglez të Çelsit Frenk Lampard dhe që nuk do të rinovojë kontratën e tij me blutë e Londrës, ku është në skadencë kontrate në verën e ardhshme, transmeton Panorama.
Aktualisht drejtuesit zikaltër po e vëzhgojnë me kujdes shtatlartin francez ku në janar mund të ketë një bisedim me drejtuesit e skuadrës nga “Stemford Brixh”.























