12:43 / 07.11.2020
Me zhurmën e tenxhereve protestojnë gastronomet
Të pakënaqur me masat e reja antiCovid, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës me një aktivitet simbolik po bëjnë zhurmë me tenxhere dhe me lugë.
Në rrugën "Rexhep Luci" në Prishtinë, ata po kundërshtojnë masat e reja antiCovid, të cilat ndalojnë veprimtarinë gjatë vikendit nga ora 20:00 deri në 05:00 të hënën.
























