16:01 / 08.11.2020
Nisma: Biden ka qenë krah nesh në kohët më të vështira
Nisma Socialdemokrate iu ka bashkuar urimeve për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke thënë se SHBA-të do vazhdojnë ta mbështetin dhe të jenë partner strategjik i Kosovës ashtu siç kanë qenë gjithmonë.
“Ai ka qenë krah nesh në kohët më të vështira. Kosova është e bekuar me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në urimin e Nismës.























