20:25 / 08.11.2020
Aksidentohet Samuel Eto’o, kjo është gjendja e tij shëndetësore
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit dhe Chelseat, Samuel Eto’o është përfshirë në një aksident trafiku me veturë sot, por raportohet se ai është një gjendje stabile shëndetësore.
Legjenda e Kamerunit ishte duke vozitur në regjionin Nkongsamba-Littoral dhe thuhet se është goditur nga një autobus.
39’ vjeçari është dërguar në spital dhe thuhet se është mirë me shëndet. Pamjet e shpërndara nëpër rrjetet sociale tregojnë makinën e tij shumë të dëmtuar.























