Rritja e rasteve me Covid-19,Zemaj në takim virtual me kryetarët e komunave
BKT
Lajme

Rritja e rasteve me Covid-19,Zemaj në takim virtual me kryetarët e komunave

Pas rritjes rekorde të rasteve me Coronavirus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai ka thënë se me ministrin Zemaj do të diskutohet për situatën e tanishme pandemike dhe masat e reja që do të merren në kuadër të rekomandimeve anti-COVID.

Ndërkaq, takimi virtual do të nis në ora 11:00.


MË SHUME NGA Lajme