Propaganda serbe: Nuk përkujdesen për varrezat e tyre, akuzojnë Kosovën
Mediat serbe të Kosovës dhe të Serbisë, duke përfshirë edhe Sputnikun rus, postuan lajmin se kinse varrezat serbe Ortodokse në fshatin Frashër (Svinjare) afër Mitrovicës janë dëmtuar si cak i dhunës së ushtruar mbi to nga disa vandalist.
Sipas të dhënave të marra nga banorët përreth mësohet se këto varreza nuk i ka prekur askush mirëpo disa nga gurët e varreve janë dëmtuar si shkak i mungesës së përkujdesjes nga vet familjarët e të vdekurve, si dhe nga kafshët apo moti.
Mirëpo makineria propaganduese serbe, i përdori këto varreza si mjet për të fajësuar shtetin e Kosovës, se kinse dikush i ka dëmtuar këto dhe policia e Kosovës nuk po merret me rastin.
Si zakonisht, Zyra serbe për Kosovë, duke luajtur rolin e viktimës, i bëri thirrje Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare të bëjnë një përpjekje serioze dhe të sinqertë për të identifikuar dhe ndjekur penalisht “autorët e krimit inekzistent”.
Rikujtojmë se, mediat dhe OJQ serbe të Kosovës dhe mediat serbe të Serbisë, me direktiva të Beogradit zyrtar, sidomos kohëve të fundit, janë duke bërë një propagandë të ligë, duke përdorur çdo metodë të mundshme, vetëm për të krijuar opinion publik se serbët e Kosovës janë të pasigurt me qëllimin për të arritur deri tek krijimi i Asociacionit të Komunave serbe me kompetenca ekzekutive, mundësi të cilën gjykata kushtetuese e Kosovës e ka hedhur poshtë.























