11:59 / 09.11.2020
Jakup Krasniqi deklarohet i pafajshëm
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është deklaruar i pafajshëm para gjykatësit të procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Unë nuk ndjehem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë dhe për asnjë gjë tjetër që thuhet në aktakuzë. Unë deklarohem jo fajtor, nuk kam asnjë faj të vetëm, nuk di si ta them ndryshe”, deklaroi Krasniqi.























