15:49 / 09.11.2020
Avokati i Thaçit kritikon Specialen, qysh në fillim të seancës gjyqësore
David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur kritika për praktikat e Gjykatës Speciale qysh në fillim të seancës së parë ndaj klientit të tij
Ai ka thënë se për shkak të mos kryerjes së detyrave si duhet nga Specialja, sot s’kanë mundur të paraqiten me ekipin e plotë të avokatëve.
“Është me keqardhje që them se ky proces është realizuar pa e njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur. Unë ju premtoj se do të bashkëpunojë me gjykatën ashtu siç bëri Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve. Ne për herë të parë mësuam për këtë çështje…. Nuk kishte e mundur që të themelohet një trupë mbrojtëse”, tha Hooper.























