Hodaj: Vështirë që Thaçi mund të lirohet nga paraburgimi
BKT
Lajme

Hodaj: Vështirë që Thaçi mund të lirohet nga paraburgimi

Avokati i licencuar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj në emisionin “Imazh” të RTK-së ka folur për paraqitjen e ish presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi para Trupit Gjykues të Dhomave të Specializuara.

Ai ka thënë se në aspektin procedural kështu fillon paraqitja e parë.

Hodaj tutje tha se avokati i ish presidentit Thaçi ka qenë mirë i përgatitur në seancën e parë, ndërsa ka shtuar se Krasniqi vonë e ka caktuar avokatin.

“Mirëpo, ajo që është fatkeqësi për Kosovën është sjellja poshtëruese si ndaj Thaçit ashtu edhe ndaj Krasniqit”, ka thënë Hodaj.

Sipas tij, avokati i Thaçit bëri vërejtje me vend për sjelljen ndaj ish presidentit kur u soll me pranga në seancë.

“Mirëpo, kështu janë procedurat”, tha tutje ai.

Duke folur për kërkesën e avokatit që zoti Thaçi të lirohet nga paraburgimi, kjo sipas Hodajt është zor e realizueshme.

“Avokati mundet në çdo kohë të kërkojë lirimin nga paraburgimi, mirëpo nuk mendoj që ka gjasa reale të ndryshohet masa e paraburgimit, duke e pasur parasysh edhe arrestimin e tij. Mirëpo, gjithsesi duhet të provohet”, ka shtuar tutje. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme