Avion privat nga Roma, Shqipëria kërkon me ngulm ardhjen e Kumbullës
BKT
Sport

Avion privat nga Roma, Shqipëria kërkon me ngulm ardhjen e Kumbullës

Marash Kumbulla ishte një ndër mungesat e Kombëtares në stërvitjen e parë që është zhvilluar ditën e sotme. 

Mbrojtësi është përfshirë në listën e trajnerit Reja, por për momentin është bllokuar në Autoritetet kryeqytetase pasi sulmuesi Dzeko rezultoi pozitiv me Covid-19.

Asnjë lojtar i Romës nuk është lejuar të largohet për në ekipet Kombëtare të paktën deri ditën e mërkurë. 

Federata shqiptare ka nisur kontaktet me Autoritetet lokale shëndetësore të Romës për të lejuar largimin e Kumbullës. FSHF-ja ka garantuar që Kumbulla do të udhëtojë me një avion privat në siguri maksimale e për këtë arsye kërkojnë që të japin dritën jeshile. 

Lajmi konfirmohet nga “TMW” që zbulon këto negociata të Federatës pasi Kumbulla shihet si një lojtar kryesor për formacionin e Kumbullës, raportojnë mediat shqiptare.