22:53 / 09.11.2020
Ish-ministri i Shëndetësisë në fushatë në Llap, pa maskë e distancë
Ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, Arben Vitia po merr pjesë në një takim në ambient të mbyllur së bashku me deputeten Fitore Pacolli dhe kandidatin e VV-së për Podujevën, Shpejtim Bulliqi.
Ballkani.info ka siguruar një fotografi ku shihet ish-ministri dhe deputetja pa maskë dhe distancë fizike, derisa Bulliqi, maskën e ka, por e mbanë vetëm sa për “hijeshi”.
Kujtojmë që masat strikte ishin vendosur pikërisht në kohën kur ministër ishte Arben Vitia, derisa cdo ditë bënte thirrje për respektim masash.
























