Serbia mbron në çdo formë dy kriminelët që e trazuan Kosovën
BKT
Lajme

Serbia mbron në çdo formë dy kriminelët që e trazuan Kosovën

Njeriu që u dyshua për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ai i cili ishte koka e krimit dhe organizatori i barrikadave në Veri të Kosovës, po mbrohet ekstremist mirë prej Serbisë.

Ky shtet, po kujdeset që të gjithë tenderët e asfaltimit të rrugëve, tija japë Zvonko Veselinovicit.  Krejt kjo, pavarësisht se presidenti serb vazhdimisht thotë se do t’i shpall luftë mafias dhe kriminelëve.

Veselinoviq po merr miliona nga Serbia. E bashkë me të miliona prej shtetit serb po merr edhe Milan Radoiqic, i njohur si “Zoti i Veriut”. Ky i fundit ka rrahur policë kosovarë, dogji makina në veri e kreu shumë krime të tjera duke  destabilizuar situatën e sigurisë në vend. Që të dy, cilësohen si koka e bandës kriminale në Veri. E që të dy, mbrohen e pasurohen prej Aleksandar Vuçiqit.

Zvonko Veselinoviq i cili konsiderohet njeriu më i pasur i Veriut dhe bosi i krimit që kontrollon gjithë atë pjesë të Kosovës po vazhdon t’i marrë milionat nga Serbia.

Derisa në vitet e kaluara, Presidenti i Serbisë në disa raste i ka shpallur luftë mafies dhe një përballje me çdo lloj krimi, po ndodh krejt e kundërta.  

E gjithë Serbia deri vonë ka pyetur se kush po i ndërton autostradat më të mëdha në Serbi.

Në periudhën e mëparshme, importuesit më të mëdhenj të asfaltit ishin Zvonko Veselinovic dhe Milan Radoi?ic.

Në vitet e fundit është shkruar shumë për Veselinovic dhe Radoi?ic. Nga qëndrimi pas një organizate kriminale që është e lidhur me krime të shumta, përfshirë vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç, e deri te ndërtimi i gjithçkaje që munden në Serbi.

Të dy, sundimtarët informalë të Kosovës, siç quhen shpesh në media, kanë mbajtur një lloj monopoli praktikisht në të gjitha sferat e jetës në atë pjesë të Serbisë për vite me radhë.

Biznesi i tyre në Kosovë u mor vesh vetëm gjatë gjykimit të  Veselinovic dhe Radoi?ic.

Veselinoviç dhe Radoi?ic u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Apelit.

Menjëherë pas shpalljes së pafajsisë Veselinovic dhe Radoi?ic shpejt e zgjeruan biznesin e tyre në pjesë të tjera të Serbisë. Në pronësinë e tyre dhe vëllait të Veselinoviçit- Žarko, është kompania "Inkop". Bëhet fjalë për një kompani që mori punë fitimprurëse në ndërtimin e Korridorit 11 në Serbi.

"Inkop" ishte në vëmendjen e publikut në fillim të këtij viti kur kjo kompani bleu një nga kompanitë më të mëdha për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të Novi Pazarit.

Nga rruga përmes pronësisë së "Inkop", Veselinovici dhe Radoi?ic u bënë pronarë të kompanisë "Dolly Bell", dhe në vitin 2015 ajo kompani ndërtoi një hotel në Kopaonik.

Përfaqësuesi ligjor i ndërmarrjes është gruaja e Veselinoviq, Ljiljana Bozhoviq.

 Vuçiq: Nuk është një lule, por ai nuk e vrau Ivanoviqin

Megjithëse Veselinoviç dhe Radoiçiq kanë qenë të lidhur me një grup kriminal të dyshuar për vrasjen e Ivanoviç në disa raste, pretendimet për përfshirjen e tyre u mohuan një herë nga Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç.

"Milan Radoi?ic nuk është një lule, por Milan Radoi?ic sigurisht nuk ka marrë pjesë në likuidimin e Oliver Ivanovic, bazuar në gjithçka që kemi marrë nga Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit. Kjo u konfirmua përmes metodave të ndryshme të marrjes në pyetje, verifikimit dhe monitorimit të zotërisë së përmendur, "tha Vuçiq në atë kohë.

Të kujtojmë, Zvonko Veselinoviç u bë i njohur për publikun në vitin 2011, si organizator i barrikadave të famshme në Veri të Kosovës. Gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 2011, serbët nga veriu i Kosovës ngritën barrikada në vendkalimet administrative Jarinje dhe Brnjak me synimin për të parandaluar EULEX-in që të transportonte doganierët shqiptarë në ato vendkalime.

Kush është Milan Radojicic

Milan Radojicic është i afërt i Zvonko Veselinovic, të njohur si ‘baba i urës së Ibrit’. Për Veselinovic’in është raportuar shumë, madje është thënë se ndikimi i tij politik në veri por edhe në Serbi është aq i madh, sa ai kishte vendosur për heqjen ose jo të barrikadës mbi urën e Ibrit.

 

Me ikjen dhe angazhimin e tij në Beograd, Zvonko i la pushtetin në veri Milan Radojicic’it, që nga disa serbë po quhet si ‘Zoti i veriut’, krejt kjo pasi në tri komunat me shumicë serbe në veri nuk mund të merret asnjë vendim pa e mbështetur bosi i dyshuar i mafisë serbe.

Për Radojicic’in u tha shumë, por vlen të sqarohet se pushteti i tij shtrihet në veri me kontrollin që ushtron ai si nënkryetar i Listës Serbe. Milan Radojicic dhe disa të afërm të tij, janë parë në fushatën e LS në Leposavic, e për të cilin takim.

Me rritjen e ndikimit politik, Radojicic mori pushtet edhe në terren duke u bërë ‘zot’ i veriut që vështirë kontrollohet nga organet e sigurisë. Por, edhe ai kontroll i vogël, është menaxhuar nga Radojicic’i, pasi shefin e Stacionit Policor në veri, Zeljko Bojic’in, e ka mik të afërt. Kështu, pushteti i Radojicic’it shtrihet edhe mbi Policinë.

Radojicic nisi operacionet e tij që në zgjedhjet për president të Serbisë, ku grupi i tij bleu votat e romëve të Mitrovicës për Aleksandar Vucic’in. Më pas, ai merrte pjesë në çdo aktivitet të Listës Serbe.

Rrahjen e disa policëve kosovarë në veri që kishin shkuar për të sekuestruar disa materiale që po regjistronin popullsinë serbe, u mor vesh i pari nga Radojicic. Kjo pasi, siç raportoi ,kishte qenë vetë ai që kishte organizuar sulmin ndaj tyre.

Raportimet për djegien e shumë veturave në veri, përfshi këtu edhe veturën e tashmë të ndjerit Oliver Ivanovic, dyshohet se e bënte vetëm një grup. Ishte ai i Milan’it, i cili me këto akte synonte të frikësonte çdokënd që nuk i përshtatej atij.

Frika që mbillte Radojicic nuk lidhej vetëm me djegie veturash. Ai dyshohet se hedhte edhe granata nëse ishte e nevojshme. Kështu të paktën thonin burime të Metros brenda Policisë së Kosovës në veri, ku e lidhnin Radojicic’in me sulmin me granata ndaj shtëpive të dy serbëve vetëm e vetëm pse ishin bërë pjesë e FSK’së.

Radojicic ishte përfshirë edhe në një sulm ndaj ish-koordinatorit serb për dialog, Borko Stefanovic, në një kafene në veri, e ku kishte marrë pjesë edhe Edita Tahiri. Në këtë rast nuk kishin ndërhyrë Policia e Kosovës, ani pse ishin vënë në rrezik jetët e disa personave. Mos ndërhyrja e Policisë, ishte bërë pikërisht për shkak të kontrollit që ka Milan’i mbi ta.

Ndërkaq, pushtetin e Radojicic’it e konfirmoi edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u takua me të para disa muajsh. Për këtë, Haradinaj ishte arsyetuar se ai takohet me përfaqësues që i zgjedhin vetë serbët, dhe nuk mund t’i zgjedhë ai.

Sidoqoftë, Radojicic’in po e kërkojnë për rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic’it, pasi në një përgjim të disa politikanëve serbë ai përmendet si urdhërdhënës, ndërkaq shteti serb si organizator.

Për akuzat ndaj këtij të fundit kishte folur edhe presidenti serb Aleksandar Vucic, i cili ka thënë se nuk ka asnjë dëshmi që tregon se Radojicic ka gisht në këtë ngjarje.

Ndërkohë, për arrestimin e serbëve të tjerë dhe për shpalljen në kërkim nga Polica e Kosovës, Milan Radojccin, kanë reaguar serbët.

 


MË SHUME NGA Lajme