Lekaj: Besoj se Haradinaj do të jetë president i Kosovës
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj në emisionin “Imazh” të RTK-së ka folur edhe për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të vendit.
Ai ka thënë se nëse dikush prej partive i siguron 80 vota, pa AAK-në, mund ta zgjedh presidentin.
“AAK-ja është e vendosur në këtë drejtim dhe ne e kemi zotin Haradinaj pretendent për president. AAK-ja nuk ndryshon qëndrim sa i përket presidentit. Kemi kohë që të bisedojmë për presidentin, pasi që Vjosa Osmani mund ta mbajë deri në gjashtë muaj këtë post”, ka thënë Lekaj.
Sipas tij, AAK-së nuk po i ngutet në këtë kohë zgjedhje e presidentit.
“Mirëpo kur të vijë çështje e zgjidhjes së presidentit ne e kemi Haradinajn kandidat. Edhe pse ai (Haradinaj) në këtë kohë na ka lutur që mos ta pëermendim zgjedhjen e president, megjithatë ne nuk heqim dorë nga pozita e presidentit”, ka thënë ai.
Duke folur për votat e nevojshme për zgjedhjen e Haradinajt president, Lekaj ka thënë se ata janë të vetëdijshme se nuk është e lehtë sigurimi i 80 vitave.
“Por ne mendojmë që spektri politik do të shqyrtojë kandidaturën e zotit Haradinaj, sepse ai në të gjitha etapat është dëshmuar si lider i jashtëzakonshën. Besoj se zoti Haradinaj do të jetë president”, ka thënë Lekaj. /RTKLive/























