Sheholli: A duhet të dëshmojnë në Speciale, Clinton, Albright, Blair?

Sheholli: A duhet të dëshmojnë në Speciale, Clinton, Albright, Blair?

Njohësi i çështjeve politike, Fatmir Sheholli, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, fotografi të ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ish-sekretares së SHBA-ve, Madeleine Albright, të ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe të disa personaliteteve të tjera të rëndësishme, të cilët kanë kontribuar gjatë viteve 98-99 në zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi.

Sheholli pyet nëse të njëjtit  duhet të dëshmojn apo jo në procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara !?

“Sërbia të gjithë këta në procese gjyqësore ” në mungesë” i ka dënuar me burg shumëvjeçar!” shkruan Sheholli në Facebook.

Postimi i plotë:

A mendoni se këta burra dhe kjo grua e hekurt duhet të dëshmojn në procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara !? Këta janë dëshmia e së vërtetës!
Sërbia të gjithë këta në procese gjyqësore ” në mungesë” i ka dënuar me burg shumëvjeçar!
# Liria ka emër