Operacioni i policisë në Vermicë, kapen kontrabandistë me migrantë
Mbrëmë rreth ores 17:30 në vijën kufitare Kosovë- Shqipëri, saktësisht në Vermicë është zhvilluar një operacion nga stacioni për mbikëqyrje të kufirit.
Sipas kolonelit Nexhmi Krasniqi, në këtë operacion policia kishte vërejtur dy vetura taksi të kompanisë “Trepça” nga Mitrovica ku në momentin e ndaljes kishin vërejtur se të dy të dyshuarit ishin në rrjetin e kontrabandës me migrantë të paligjshëm nga Siria.
Pas verifikimit është kontaktuar Prokurori Kujdestar dhe me urdhër të tij të dy të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe të dy veturat janë konfiskuar.
Personat e dyshuar janë H.A.F i lindur me 01/02/1959 dhe personi i dytë A.T.F i lindur me datë 21/03/1963. Vlen të përmendet se edhe një i dyshuar S.M. i lindur më 29/11/1981 që ka qenë në kërkim për kontrabandë me migratë është arrestuar dje në fshatin Gjinovc të Suharekës ku është ndaluar për 48 orë.























