Ministri i Arsimit infektohet me COVID-19
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj është infektuar me COVID-19.
Kjo u bë e ditur nga vetë ministri Likaj, i cili tha se fatmirësisht po ndjehet mirë dhe se po përpiqet të punoj nga shtëpia, ku edhe është vetizoluar.
Gjithashtu Likaj tha se virusi është realitet dhe se po kërkon vetëdije të lartë qytetarët.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ju njoftoj se kam dalë pozitiv me COVID-19.
Fatmirësisht po ndihem mirë dhe po përpiqem që të punoj nga shtëpia ku po qëndroj në vetëizolim.
Tejkalimin e kësaj sfide po ma lehtëson kujdesi i familjes dhe interesimi i miqve dhe dashamirëve të cilët i falënderoj. Shpreh mirënjohje për punonjësit shëndetësorë të cilët edhe pse të stërngarkuar me punë, duke u ballafaquar me rrezikun ndaj shëndetit, po punojnë me zell dhe përgjegjësi për qytetarët e Kosovës.
Virusi është realitet dhe kërkon vetëdije të lartë qytetare, prandaj, ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj, të afërmve tuaj dhe të gjithë njerëzve.
Vetëm të bashkuar në respektim të masave për mbrojtje nga COVID-19 ja dalim ta fitojmë luftën me virusin, ndihmojmë punonjësit shëndetësorë dhe i kontribuojmë shtetit tonë!























