Mandzukiç gjashtë muaj pa skuadër, gati firma në Spanjë
Mario Mandzukiç po përgatit rikthimin në futbollin që vlen. Aktualisht, ish-sulmuesi i Juventusit është gjashtë muaj pa futboll duke qenë pa skuadër, teksa vendosi të kthehej nga Katari.
Mirëpo, tashmë, kroati kërkon të tregojë ende vlerat e tij në futbollin që vlen. 34-vjeçari u përfol për një rikthim në Serinë A, ku shumë klube e prisnin krahëhapur, megjithatë duket se situata është krejtësisht ndryshe.
Mandzukiç është një hap larg firmës me spanjollët e Selta Vigos. Bisedimet me klubin e La Liga kanë qenë të vazhdueshme prej disa kohësh dhe palët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi, transmeton "VipSport".
Te Selta kanë pasur probleme me rrugën drejt rrjetës teksa këto aftësi për momentin i ka vetëm Iago Aspas, ndaj kërkojnë t’i shtojnë skuadrës edhe një si Mandzukiç.























