12:43 / 11.11.2020
Hoti: Masat e ndërmarra ndaj COVID-19 janë në varësi të gjendjes në terren
Kryeministri Avdullah Hoti, në konferencën për shtyp, shpalosi masat e ndërmarra nga Qeveria ndaj COVID-19.
Sipas tij gjendja në vend është duke u përkeqësuar vazhdimisht. Kjo u bë duke u trefishuar numri i testimeve i të infektuarve me COVID-19.
Nga numri i testuarve numri i infektuarve është gati 1/3 e tyre.
Ndërkohë që kryeministri shprehu keqardhjen edhe për numrin e rasteve fatale, që, sipas tij, është në rritje./RTKLive























