Gjendja në vend nga COVID-19 IKSHPK nxjerr statisitkat në tre nivele
Situata në vend nga COVID-19, IKSHPK ka nxjerrë statistikat që klasifikohen në tre nivele.
Numri i të infektuarve deri në 75 persona në 100 mijë banorë, brenda javës, identifikohet me ngjyrë të gjelbër.
Në viset ku zotëron kjo gjendje masat e ndërmarra për parandalim përfshin kufizimin e lëvizjes nga ora 5 të mëngjesit deri në ora20. Gjithashtu, tansporti publik do të jetë i kufizuar, si dhe qendra tregtare deri në ora 20.00. Po kështu në këtë kuadër përfshihen edhe sektorë tjerë, si: gastronomia, por dhe masat tjera rekreative, etj.
Në kategorinë e dytë përfshihen rastet e infektimit nga 75 deri në 136, që identifikohen me ngjyrë të verdhë, ku, po kështu, vlejnë masat kufizuese e lëvizjes nga ora 05 e mëngjesit deri në ora18.00.
Brenda kësaj kohe lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre gastronomia deri në ora18.00, pastaj transporti publik, institucionet publike me stafin esencial, gjithashtu qendrat tregtare, si dhe aktivitetet kulturore rekretative, etj.
Ndërkaq në kategorinë e tretë përfshihen ato vise ku shkalla e infeksionit tejkalon shifrën me 150 raste, që identifikohen me ngjyrë të kuqe, ku mund të lejohet lëvizja deri në orën 19.00, varësisht nga veçoritë e tyre, duke ndaluar çdo aktivitet tjetër pas orës 19.00.
Kryeministri Hoti bëri thirrje komunave që të ngrisin nivelin e gatishmërisë, që të mund të mbikqyrin personat e infektuar nga COVID-19, duke veçuar personat me sëmundje kronike dhe ata të moshës mbi 65 vjet./RTKLive























