Dikush mendon që ky është fundi i UÇK-së, dhe feston me Beogradin

Dikush mendon që ky është fundi i UÇK-së, dhe feston me Beogradin

Faton Mehmetaj

Nga goja e popullit-  Në kohna të hërshme popullata e Deçanit janë marrë më blegtori. Kështu që çobani, baçica, e i zoti i shpisë kanë pasë rol kyq në familje. Ndër barinjët e shquar të kësaj treve njihet edhe Cenë Smajli i Kodralisë. Një ditë prej ditësh, i kish pas ra ujku në torishtë e i’a kish pas hongër ma shumë se gjysmën e dhene. Ka qenë zakon, kur të bëhet dëmë dikujt, kanë ardhur miq e dashamirë, shokë e vllazni, me të pa, e me te ngushëllu, për dëmin që i’u ka bërë në familje. Ish kon shku Rrustem Syla i Pozharit, edhe ky bari e shpi në zë, e i thot Cenës, a u mërzite për këtë dom që tu ka bo, Cena ia kish pas kthy, jo Rrustem kurr ni fije, ma shumë jam merzitë, për ni qen qe e kom pas majt fort, e kom pas ymyd që e pret ujkun, se për dhën që mi ka honger ujku as ni pikë, po qeni ish kon bo bashk me ujq e i kish pas honger dhat e veta. Kjo i bjen se dikush dikushi po i gëzohet shkuarjes në Hagë të drejtuesve të UÇK-së, po festojnë, po bëjnë darka e dreka e po zbrazin fishekzjarre në shej fitorje. Mos harroni se në Kosovë kanë qenë shumë mbretër, shumë pashallarë, por asnjëri prej tyre nuk ka fituar kundër nesh. Kosova është varri i shtatë krajlave. Njëri është varri I Mehmet Ali Pashë Maxharrit që kishte ardhur për të bërë pazare më tokat shqiptare. Gjatë këtyre kohërave ka pasë jo pak njerëz që e kanë mbajtë anën e pushtuesit e okupatorit, janë bërë më ujq e i kanë hongër dhat e veta, por historia i ka dënu të jetojnë kokë ulur tërë jetën. Dikush mendon që ky është fundi i UÇK-së dhe feston me Beogradin. Kush mendon kështu gabohet rëndë. UÇK-ja është ushtri hynore siç ka qenë ushtria e Konstandinit të Madh, e Pirros, Aleksandrit të Madh por edhe e Skëndërbeut. Edhe përkundër goditjës së armiqëve, më gjykatën e Hagës, më gjyqet vendore që i’a bënë UÇK-së të ndihmuar nga UNMIK-u dhe EULEX-i, edhe përkundër Gjykatës Speciale që nuk e formuam ne, por dëshmitë e qindra e qindra njerëzve të paguar e të instrumentalizuar në Serbi. Edhe përkundër kësaj, secili qytetarë e dinë se UÇK-ja ende nuk e ka humbur as një betejë. Edhe përkundër këtij presioni, UÇK-ja e ka edhe një mision të shejtë, mposhtjen e Gjykatës Speciale si një krijesë artificiale, të cilës i mungojë vlerat e drejtësisë, vlerat e demokracisë mbi të cilat thirret Evropa, vlerat njerëzore dhe të drejtat e njeriut të cilat në as një vend tjetër në botë nuk janë shkelur më shumë se sa në Kosovë. Krahas triumfit kundër Gjykatës Speciale, misioni i radhës i UÇK-së është integrimi i shqiptarëve më njëri tjetrin, bashkëpunimi në të gjitha sferat më njëri tjetrin, unifikimi i kulturës dhe ekonomisë dhe bashkimi integral, ashtu siç ndodhi bashkimi i Gjermanisë, i të gjitha territoreve në një Konfederatë shqiptare. Ky proces është i shpejtë dhe i pandalshëm.