Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë do të jenë Erisa Jakupi, bashkëthemeluese e kompanisë "Think B" dhe Janinë Mehmenti, bashkëthemeluese e kompanisë "Think B", flasin rreth marketingut.
Ndërsa mysafire tjetër është Lirie Lokaj, këshilltare në projektin e Arsimit Fillor në GIZ Kosova, më detajisht do flasë rreth Debatit virtual “Cilat mundësi i ofron kriza aktuale e pandemisë sektorit të arsimit?"
Në një lidhje direkte do jetë Arta Jashari, soprano, e cila na tregon për sfidat e profesionit të sopranos në Kosovë.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























