AAK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Pejës
BKT
Lajme

AAK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Pejës

Arbër Grabovci është nominuar si kandidat për kryetar të komunës së Pejës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.

“Besimi im në Arbërin buron nga vlerat e tij dhe familjes atdhetare ndër breza. Kam bindje të plotë se Peja do ta mbaj mend Arbërin si kryetar që gërshton të gjitha vlerat që i posedon qyteti i zemrës time Peja”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me Dr. Ali Berisha, kryetar i degës së AAK-së në Pejë nominova z. Arbër Grabovci, kandidatin tonë për komunë, kryetarin e ardhshëm të Pejës.

Besimi im në Arbërin buron nga vlerat e tij dhe familjes atdhetare ndër breza. Kam bindje të plotë se Peja do ta mbaj mend Arbërin si kryetar që gërshton të gjitha vlerat që i posedon qyteti i zemrës time Peja.

Arbërin, si një ndër themeluesit e parë të degës në Pejë, një qytetar i ndershëm dhe i përkushtuar, që tani e uroj si kryetar të Pejës. 


MË SHUME NGA Lajme