Kjo është deklarata e Sahitit pas humbjes nga Shqipëria
BKT
Sport

Kjo është deklarata e Sahitit pas humbjes nga Shqipëria

Muharrem Sahiti është deklaruar pas humbjes së Kosovës në miqësore nga Shqipëria.

Sahiti që në këtë ndeshje zëvendësoi Bernard Challandes, deklaroi se Kosova e nisi keq këtë takim.

Shqipëria në miqësore mposhti 2:1 Kosovën.

“Sigurisht është një rezultat negativ kur humb, e filluam keq pjesën e parë, ishte një ndeshje jo e mirë, pa ritëm, pa intensitet, pa dëshirë”, ka deklaruar Muharrem Sahiti.

“Pjesën e dytë ishim më të mirë, por jo mjaftueshëm”.